Të tjera lajme

KUPA E RMV-së: TË GJITHA RRUGËT ÇOJNË DREJT SHKUPIT 

Sonte me fillim në ora 20:00, në Shkup zhvillohet edicioni i  34-të Finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll mes Shkëndijës së Tetovës dhe Sileksit të Kratovës.

 Cila skuadër do  ta ngrejë  trofeun prestigjioz siç është Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija apo Sileksi?

Skuadra tetovare dhe ajo e Kratovës për të gjashtën herë luajnë në finale të Kupës derisa ekipi kuqezi ka të fituara dy  finale  të Kupës, në vitin 2016  dhe 2018, nga ana tjetër Sileksi ka të fituara tre finale.

Ekipi i Shkëndijës deri në  finale arritën pasi eliminuan Yeni Maalen, Tikveshin, Struga Trim Lum dhe Shkëndijën e Haraçinës në gjysmëfinale me dy fitore 3:2 dhe 2:0.

Ndërsa ekipi nga Kratova kaloi Evrotip Online, Bashkimin,  Detonit Plaçkovicën dhe në gjysmëfinale eliminoi Ohrin pas barazimit 1:1 dhe fitores 1:0 në shtëpi. Për ekipin  e Sileksit kjo  finale ka rëndësi edhe më të madhe pasi me fitore siguron kualifikim në garat evropiane.

Dhe ajo që është më e rëndësishme se Shkupi sonte do të frymojë kuqezi, “Ballistët” kanë paralajmëruar një pjesëmarrje masive dhe të organizuar drejt Shkupit, duke garantuar një atmosferë madhështore në përkrahje të kuqezinjve.

 Drejtësia i është besuar Igor  Stojçevskit  me ndihmësit Vjollca Izeiri  dhe Toshe Icev, referi katërt është Benjamin Kerim.

Ndeshja  Shkëndija – Sileksi fillon në orën 20:00.

 Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit