Të tjera lajme

KRYEMINISTRI MICKOSKI PËR PROTESTAT DHE TUBIMIN PRO-VUÇIQ NË KUMANOVË!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se e mbështet të drejtën për protestë, por vlerësoi se në protestën në Shkup, ku kërkohej që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, janë shkelur ligjet dhe Kushtetuta.

Megjithatë, ai theksoi se e shqetëson sjellja e një pjese të protestuesve.

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Mua personalisht më pengon fakti që protestuesit, të cilët praktikisht janë juristë dhe luftojnë për të drejtën, e shkelin ligjin, si për shembull ligjin për flamujt, ligjin për himnin shtetëror, Kushtetutën e kështu me radhë. Ofendimet nuk do t’i komentoj, sepse kjo është çështje edukate familjare që fitohet në shtatë vitet e para të jetës. Nuk do ta komentoj as incidentin e dhunshëm që ndodhi”

Ai theksoi se Qeveria po punon për një “zgjidhje të përhershme” për këtë çështje. Mickoski sulmoi edhe BDI-në, duke vlerësuar se partia kishte dy dekada kohë për t’i zgjidhur këto çështje.

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Ajo që ne si qeveri po bëjmë aktualisht është të sigurojmë një zgjidhje të përhershme me të cilën ky, por edhe një sërë problemesh të tjera që i kemi trashëguar nga e kaluara, do të zgjidhen”, tha kryeministri.Gjithashtu e dënoj sjelljen e partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ata patën mundësi për 20 vjet t’i zgjidhnin këto çështje, por fatkeqësisht nuk bënë asgjë. Megjithatë, zgjidhën shumë çështje personale”

Kryeministri Hristijan Mickoski tha gjithashtu se nuk mbështet asnjë ndërhyrje të jashtme në politikat e brendshme të Maqedonisë, duke komentuar tubimin e paralajmëruar në Kumanovë në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ai shtoi se raste të tilla ka pasur edhe më herët, duke iu referuar protestave për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ku morën pjesë persona nga Kosova dhe Shqipëria.

Ditëvë të fundit, në rrjetet sociale u publikua një thirrje për “tubim popullor” në Kumanovë më 23 maj, para Konsullatës Serbe, me sloganin “Serbia fiton”, në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vučić. Në posterë shkruhej mesazhi: “Ejani ta mbështesim vendin tonë amë, presidentin tonë, të ardhmen tonë”./Tv Koha/

Të fundit