Të tjera lajme

DURRËSI NIKOQIR I TURNEUT TË  21-të MBARËKOMBËTARË

Qyteti i Durrës dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve, nga data 28 deri 31 Maj janë nikoqire të Edicionit të 21-të Turneu Mbarëkombëtarë futbollit për fëmijë U-15 me moton “Durrësi 2026”.

Me moton ‘’Shoqërimi i së sotmes është paqja e  së nesërmes’’ nga  data  28  deri më  31 maj  në Durrës mbahet  edicioni i  21-të Turneut  mbarëkombëtar i  futbollit për fëmijë  U-15.

Qëllimi parësor i këtij ka qenë, është  dhe do të mbetet, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progres individuale dhe zhvillimin e kreativitetit.

Në këtë manifestim gjithëkombëtar tradicionalisht marrin pjesë reprezentacionet e Tetovës , Pejës, Ulqini, Bujanocit  dhe  nikoqir  i këtij edicioni Durrësi, ndërsa ekzistojnë gjasat që të pranishëm të jenë edhe një ekip i Arbëreshëve të Zarës.

“Turneu i 21-të me radhë mbahet në Durrës nga 28 deri më 31 maj. Siç e dimë janë pesë ekipe nga pesë shtete, pra Tetova, Ulqini, Peja, Bujanoci dhe Durrësi, kurse sipas informatave që i kemi për herë të dytë do të marrin pjesë edhe Arbëreshët e Zarës, të cilët do të madhështojnë këtë aktivitet” deklaroi koordinatori  Muzafer Livoreka

 Me  qëllim të paraqitjes  dinjitoze  reprezentacioni i Tetovës që kësaj radhe   me kohë  ka  filluar përgatitjet  duke  zhvilluar edhe  ndeshje kontrolluese

“Siç e dini, si zakonisht ne fillojmë me përgatitje një muaj para nga data e fillimit të manifestimit, pra ne fillojmë me përgatitje dhe seleksionimin. Selektori për këtë vit është Halim Hodai, përafërsisht ai që 20 ditë që bën seleksionim, kështu që edhe sot e ka lënë një ndeshje mes reprezentacionit të Tetovës dhe Shkëndijës, pastaj ka një ndeshje tjetër, dhe do të vijë deri në atë ekipin që ka 18 lojtarë që do i marr me vete në këtë turne” tha Muzafer Livoreka

Në 20 edicionet e  zhvilluara  deri më tani, Peja  ka 8  Kupa të fituara,  Tetova gjashtë kupa , Durrësi  pesë dhe Tërnoci një kupë të fituar.
SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit