Më 19.05.2026 në orën 18:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale sipas nenit 236 të Kodit Penal – „vjedhje e rëndë“. Ndërkaq, ai dyshohet se gjatë dy javëve të kaluara ka kryer vjedhje në disa xhami, ndërsa për herë të fundit në një xhami në rrugën „176“ në Tetovë, ku duke përdorur forcën ka thyer kasafortën metalike të donacioneve dhe prej saj ka marrë para. Ai është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më 19.05.2026 në orën 10:30 në SPB Tetovë, një grua 43-vjeçare nga Gostivari, me banim në Tetovë, ka denoncuar se ish-partneri i saj jashtëmartesor M.D.(50) nga Kriva Pallanka, në disa raste ka drejtuar kërcënime për jetën e saj, ndërsa më 18.05.2026 në periudhën nga ora 21:00 deri në 23:00 përmes një aplikacioni celular ka dërguar disa mesazhe zanore me kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Më 19.05.2026 në orën 13:30 në SPB Tetovë, një grua 66-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se më 18.05.2026 rreth orës 20:00 në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj J.D.(73) e ka kërcënuar med thikë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Më 19.05.2026 në orën 13:40 në SPB Tetovë, A.R.(29) nga fshati Bozofcë e Tetovës, ka denoncuar se në trotuarin e rrugës „Lubotenska“ në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, një automjet udhëtarësh „xhip“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.N.(60) nga Reçica e Vogël, me shpejtësi të rritur është drejtuar drejt tij dhe e ka goditur në këmbën e majtë dhe në dorën e majtë. Më pas, shoferi ka dalë nga automjeti me qëllim që ta sulmojë fizikisht, por ai ka arritur të ikë dhe është drejtuar për në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
…..Më 19.05.2026 në orën 22:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamenjanit kanë privuar nga liria personin N.M.(27) nga fshati Siniçan i Tetovës. Gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën rajonale Tetovë – Gostivar, në afërsi të fshatit Pallçisht i Poshtëm, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh „audi a6“ me targa të Tetovës, me çka shoferi ka refuzuar të dorëzojë për inspektim dokumentet e kërkuara, pas së cilës është shoqëruar në Stacionin Policor të Kamenjanit ku ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Në të njëjtën kohë, zyrtarët policorë kanë shoqëruar edhe bashkëudhëtarët e tij S.S.(28) dhe A.A.(35), të dy nga fshati Reçicë e Madhe, pasi nuk kanë vepruar sipas urdhrave të dhëna nga zyrtarët policorë dhe nuk kanë dhënë dokumentet për inspektim. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.








