Të tjera lajme

SHKOLLAT E MESME TË TETOVËS SHPALOSËN OFERTËN PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

Ditë e Hapur e Shkollave të Mesme në Sheshin e Tetovës. Qëllimi ishte që nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme të njihen më mirë me drejtimet arsimore, profesionet dhe mundësitë që ofrojnë shkollat në Komunën e Tetovës.

Në zemër të Tetovë, sheshi i qytetit sot është shndërruar në një hapësirë informimi, prezantimi dhe orientimi për mijëra nxënës të ardhshëm të shkollave të mesme. Shkollat e mesme të Tetovës po marrin pjesë në “Ditën e Hapur”, ku para qytetarëve dhe nxënësve  prezantojnë programet arsimore, drejtimet profesionale dhe mundësitë që ofrojnë për vitin shkollor 2026/2027. Përmes stendave informuese, prezantimeve praktike dhe takimeve direkte me profesorë e nxënës, të rinjtë kanë mundësi të njihen më afër me profesionet dhe drejtimet që mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

Së bashku me zv.kryetarin Albi Qamili, zëvendësministrin e arsimit dhe shkencës Driton Sulejmani, kryetarin e komunës së Tearcës, Daut Memishin, dhe kryetarin e komunës së Bogovinës Feti Abazi, në këtë ditë të hapur mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës

Drejtorët e Shkollave të Mesme të Tetovës për Tv Koha shpaluan pjesë të ofertës së tyre.

MALSORE RAMADANI – Drejtore e SHM të Mjekësisë

JETON KAMBERI – Drejtor i Gjimnazit

HAVA HASANI – Drejtore e SHME “8 Shtatori”

ISMAIL VLASHI – Drejtor I “7 Marsi”

MUZAFER LIVAREKA – SHM Tekstile

SBELA UZAIRI – Shkolla “MAARIF”

VISAR ALITI – Profesor SHM “Mosha Pijade”

Përmes stendave informuese dhe prezantimeve, nxënësit dhe mësuesit prezantuan programet, projektet, sukseset dhe aktivitetet arsimore të shkollave të tyre, duke u mundësuar nxënësve të klasave të nënta që të bëjnë më lehtë zgjedhjen e tyre për arsimim të mëtejshëm./Tv Koha/

Të fundit