Hidhet shorti për ndeshjet e balotazhit për Ligën e Dytë të Futbollit. Kamjani do të përballet me Pobedën e Vallandovës. Ndeshjet zhvillohen më 30 Maj.
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot u hodh shorti për ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë.
Sipas shortit, Teteksi do të përballet me Vllaznimin, ndërsa Kamenica Sasa do të luajë kundër Euromilk GL.
Në duelin e tretë do të takohen Boreci dhe Kozhuvi, ndërsa në ndeshjen e katërt të balotazhit do të përballen Kamjani dhe Pobeda Valandovë.
Ndeshjet e balazhit do të zhvillohen më 30 maj, me fillim nga ora 16:30 në terren neutral, ndërsa stadiumet do të caktohen më vonë.
Në sezonin 2026/2027 Liga e Dytë do të numërojë 14 skuadra.







