Të tjera lajme

Pesë debutues në listën e Goce Sedloskit për miqësoret me BeH dhe Turqinë

Trajneri i përfaqësueses “A” së Maqedonisë, Goce Sedloski, njoftoi listën e futbollistëve që janë në kombinim për ndeshjet miqësore të ardhshme jashtë fushe kundër Bosnjës dhe Hercegovinës (29.05.) në Sarajevë dhe Turqisë (01.06.) në Stamboll.

Seleksionuesi i Maqedonisë do të ketë në dispozicion 27 lojtarë, përfshirë kwtu edhe 5 futbollistë që do të veshin fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë për herë të parë: Mbrojtësi rumun të UTA-s, Din Allomerovi[, mbrojtësi i djathtë i Vardarit, Jankulov, mesfushorët e Sileksit, Angjeleski dhe Dodev, dhe golashënuesin më të mirë të Vardarit, Azer Omeragiç.

Për shkak të lëndimit, trajneri Sedloski nuk do të llogarisë në shërbimin e futbollistëve: Ljupce Doriev, Luka Stankovski, Egzon Bejtullai, Mario Ilievski dhe Dimitar Mitrovski, ndërsa për shkak të angazhimeve të klubit do t’i mungojnë të dyja ndeshjet: Tihomir Kostadinov dhe Andrej Stojçevski.

PORTIER Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Davor Taleski (Vardar);

MBROJTES Gjoko Zajkov (Ajman), Visar Musliu (Sent Truiden), Nikolla Serafimov (Levski), Din Alomerovi[ç (UTA Arad), Ezgjan Alioski (Lugano), Jovan Manev (Novi Pazar), Imran Fetai (Shkëndija), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Stefan Despotovski (OFK Beograd) Darko Velkovski (Vardar), Georgije Jankulov (Vardari);

MESFUSHOR: Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konjaspor), Boban Nikollov (Vardar), Jani Atanasov (AEL Larissa), Agon Elezi (Sarajevë), Sefer Emini (Sonderjyske), Darko Angeleski (Sileks), Darko Dodev (Sileks);

SULMUES Bojan Miovski (Glasgov Renxhers), Darko Çurlinov (Koxhaeli), Elmin Rastoder (Tun), Azer Omeragiç (Vardar), Milan Ristovski (Bohemians);

Grumbullimi i futbollistëve të Maqedonisë është planifikuar për 25 maj, në hotelin Hilton në Shkup.

 

Të fundit