Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 20 Maj

Një 77-vjeçar nga Forina e Gostivarit është gjetur pa vetëdije pranë shtëpisë së tij me lëndime në kokë. Ai është dërguar fillimisht në Qendrën Urgjente në Gostivar dhe më pas në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Rastin e ka raportuar një fqinj, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

  • Në Tetovë, policia ka arrestuar një 73-vjeçar pasi bashkëshortja e tij 66-vjeçare denoncoi se ai e kishte kërcënuar me mjet të mprehtë në shtëpinë familjare. Ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.
  • Në fshatin Skudrinjë të Rostushës, një 67-vjeçar humbi jetën pasi traktori me rimorkio që po drejtonte u përmbys në vendin e quajtur “Ara e Mustanës”. Vdekja u konstatua në vendngjarje, ndërsa trupi u dërgua për obduksion.
  • Një 49-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se një person e kishte mbyllur në oborrin e tij dhe pa dëshirën e saj e kishte puthur dhe përqafuar. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
  • Policia e Tetovës arrestoi një 44-vjeçar nga Tetova për sjellje agresive dhe sulm ndaj një zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës.
  • Në Gostivar, një 36-vjeçare ka denoncuar se pas një grindjeje familjare, vjehrra e saj kishte tentuar ta sulmonte me mjet të fortë.
  • Në orët e para të mëngjesit, policia në Tetovë shoqëroi një 32-vjeçar pas denoncimit për sjellje agresive dhe ofendime ndaj një 59-vjeçari në një park të qytetit. Gjatë kontrollit iu gjetën një thikë dhe një shkop bejsbolli.
  • Në fshatin Dobërcë, policia ndaloi një të mitur 15-vjeçar duke drejtuar automjet “Opel Vectra” pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse.

Të fundit