Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 25 Maj

Dje, në ora 14:05 në fshatin Kamjan, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga po i njëjti fshat, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rraportim i rremë i veprës penale”. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 17:00 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga fshati Dobërdoll, sepse ka drejtuar kërcënime ndaj një zyrtari policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

……Dje në ora 20:00 në lagjen Drenovec-Poroj, zyrtarë policorë nga SP Tetovë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “VolksVagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 25-vjeçarnga Poroji. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi e drejtonte automjetin pa pasur patentë shoferi. Shoferi është privuar nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 20:30 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Lrc, i cili është kapur duke drejtuar një moped “Tianying” me targa të Tetovës pa dhënë provimin për patentë shoferi, me çka ka kryer vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal. I mituri, në prani të prindit, është shoqëruar në stacionin policor, mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Të fundit