Të tjera lajme

QENDRA PËR KULTURË DHE BIBLIOTEKA SHËNUAN DITËN E FËMIJËVE!

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra e Kulturës organizoi punëtorinë artistike “Street Art”, në koordinim me shkollat fillore dhe të mesme.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar nxënës entuziastë të artit, të cilët përmes imagjinatës dhe dhuntive të tyre patën mundësinë të shprehin talentin e tyre dhe të festojnë këtë ditë të veçantë kushtuar fëmijëve.

NJOMZA IMERI – Drejtore e Qendrës për Kulturë

Edhe në Parkun përballë Bibliotekës së Tetovës jehonte zëri dhe kënga e  fëmijëve.

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Biblioteka e Tetovës, në kuadër të projektit kulturor dhe edukativ “Tetova në sytë e fëmijëve”, organizoi një program festiv me qëllim nxitjen e kreativitetit, lojës dhe gëzimit tek fëmijët.

Fëmijët patën mundësi të shijojnë pikturime kreative, këngë dhe argëtim, lojëra të ndryshme dhe shumë surpriza të bukura.

BINAS PAJAZITI – Drejtor i Bibliotekës së Tetovës

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve i kushtohet të drejtave, mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve në mbarë botën. Qëllimi i kësaj dite është të na kujtojë se çdo fëmijë ka të drejtë për jetë, arsim, siguri dhe një fëmijëri pa brenga.

Fëmijët kudo në botë kanë të drejtë për paqe, ushqim, strehë dhe një të ardhme. Jetët e tyre të shkatërruara janë një thirrje për veprim, një thirrje për drejtësi./Tv Koha/

 

 

Të fundit