Nga Aleanca për Shqiptarët u shndërrua në Lidhja Shqiptare ndërsa shkurtesa nga ASH u ndryshua në LIS. Por me shumicë unanime u vendos që Ziadin Sela ta udhëheq këtë subjekt politik në vazhdim. Këto janë disa nga ndryshimet që u bënë në kongresin e pestë të partisë, nën moton LIDHJA ËSHTË GJALLË.
Në fjalimin e tij solemn pas ri zgjedhjes si kryetar Sela tha:
ZIADIN SELA – Kryetar i LIS
“Dikush mund të mendoj që ja kam marr dorën se shpesh jam hyp në këtë skenë, por nuk është ashtu. Cdoherë hypet me emocione, cdoherë vihet në këtë skenë me përgjegjësi jo vetëm para anëtarësisë, jo vetëm përpara delegatëve, atë përgjegjësi ne si Aleancë për shqiptarët më herët e sot si Lidhja shqiptare e kemi përpara gjeneratave që do të trashëgojnë vendimet që ne sot i sjellim”, tha Zadin Sela.
Në vazhdim të fjalimit Sela çoi mesazh edhe për zërat se partia e tij mund të bëhet pjesë e Qeverisë. Sipas tij, qëllimi i këtij subjekti nuk është vetëm të bëhet pjesë e qeverisë, por përfaqësimi i drejtë i interesave të qytetarëve e sidomos të shqiptarëve.
ZIADIN SELA – Kryetar i LIS
“Dyer e turpit kurrë nuk mbyllen. Ajo derë është derë turpi. Në atë derë Lidhja Shqiptare, deputetët e saj nuk hyjnë. LSH dhe trashëgimia e saj ASH dinë të dalin prej atyre dyerve siç e ka dëshmuar në të kaluarën. Sepse siç është thënë kur kemi dalë: Jemi koka që ngrihemi mbi qafën tonë dhe jo mbi qafët e huaja dhe nuk përulemi lehtë”, deklaroi Sela.
Ilire Dauti duke bërë të ditur që nga tani e tutje, subjekti i tyre politik do të jetë Lidhja Shqiptare, ndërkohë që për Aleancën për Shqiptaërt nën udhëheqjen e tyre, tha se gjithmonë ka shkulur rrënjë dhe therra nga këmbët e shqiptarëve.
Dauti tha se politika karekterizon dy kategori njerëzish, që sipas saj, në të parën bëjnë pjesë ata që benefitet i amrrin për vete dhe në të dytën, ata që “gërvishen dhe shpjnë duart e tyre për larguar gjembat nga rruga për gjeneratat e reja.
ILIRE DAUTI – LIS
Kongresi miratoi platformën politike të Lidhjes shqiptare dhe disa rezoluta të dala nga kjo parti./Tv Koha/








