Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 31 Maj

Dje në ora 08:45 në Stacionin Policor të Tearcës, një 56-vjeçar nga fshati Leshkë i Tetovës, ka raportuar se më 30 Maj rreth orës 17:00 në oborrin e shtëpisë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme pronësore-juridike, është sulmuar fizikisht nga disa persona, të gjithë nga Tetova.

……Dje në ora 14:00 në SPB Tetovë, një 44-vjeçar nga Tetova ka raportuar se rreth orës 13:30 në vendin e tij të punës në një xhami në Tetovë, pas një debati të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga një 41-vjeçar nga Tetova.

……Dje në ora 13:45 në Stacionin Policor të Zherovjanit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 38-vjeçar nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një raportimi të mëparshëm nga nëna e tij 56-vjeçare, se pas një debati të shkurtër ai e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 19:45 në fshatin Pallçisht i Poshtëm, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga fshati Bogovinë. Sapo ka vënë re zyrtarët policorë, ai ka hedhur një qese me marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresa përkatëse.

…….Dje në ora 20:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar dy persona të moshës 23-vjeçare, të dy nga Tetova. Rreth orës 20:20 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “BMV” me targa të Tetovës, të dy nuk kanë lejuar kontrollin e tyre personal, ndërsa shoferi është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

……Pas mesnate në ora 00:35 në rrugën “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 24-vjeçar nga Tetova, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë e bardhë pluhur. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 21:35 në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 42-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një raportimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 38-vjeçare nga Gostivari, me të cilën janë në procedurë divorci, se pas një debati të shkurtër, ai e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar automjetin. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 21:00 në rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga Gostivari. Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor në automjetin e udhëtarëve “BMV” me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, është konstatuar se ai e drejtonte mjetin pa pasur patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse

Të fundit