Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pësoi disfatë në Stamboll, pasi Turqia fitoi bindshëm me 4-0, në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin ‘’Shukru Saraçogllu’’. Përfaqësuesja e Maqedonisë edhe pas katër ndeshjeve me seleksionuesin Goce Sedloski nuk ka shënuar gol.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll humbi bindshëm ndaj Turqisë me rezultatin 4-0 në një ndeshje miqësore nga cikli maj-qershor.
Vendasit në stadiumin “Sukru Saraçoglu” para 50 mijë spektatorëve luajtën shkëlqyeshëm dhe shkaktuan një humbje të rëndë në këtë provë në Stamboll. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe pas katër ndeshjeve me seleksionuesin Goce Sedloski ende nuk ka shënuar asnjë gol.
‘’Jemi të vetëdijshëm se nuk kemi shënuar gol në katër ndeshje dhe po punojmë për ta përmirësuar këtë segment. Luajtëm kundër kundërshtarëve jashtëzakonisht të fortë dhe çdo gabim që bëmë u ndëshkua. Kjo është arsyeja pse duhet të analizojmë me kujdes se çfarë shkoi keq dhe të mos lejojmë që të njëjtat gabime të përsëriten’’deklaroi Sedloski
Krahasuar me ndeshjen kundër Bosnjë e Hercegovinës, trajneri Goce Sedloski vendosi të bënte pesë ndryshime.
Formacioni titullar përfshinte Fetain, Elezin, Alioskin, Despotovskin dhe Omeragiqin.
Që në fillim, kombëtarja turke kaloi në ofensivë, duke kaluar në epërsi, nga minuta e parë me golin e Orkun Kokçu, ndërsa gjatë 90 minutave realizuan edhe tre të tjerë me autor Xhan Uzun, Denis Gjul dhe Alper Jilmaz për epilogun përfundimtar 4-0.
Gjatë dy ndeshjeve miqësore të këtij cikli seleksionuesi Sedloski në formacion vendosi shtatë debutues. /TV Koha/







