Të tjera lajme

BOTËRORI 2026: MESSI, MBAPPE DHE HAALAND NË QENDËR VËMENDJES!

Ndeshjet e para të grupit I dhe J sollën futboll cilësor dhe spektakël  në radhë të parë yjet e futbollit botëror si Messi , Mbappe dhe Haland. Franca mundi  Senegalin, Argjentina  3-0 mundi  Algjerinë, Norvegjia mposhti Irakun kurse Austria Jordanin. 

Kampioni aktual I botës  Argjentina nisi me fitore Botërorin  2026 duke mposht 3-0 Algjerinë, ku Lionel Messi ishte protagonisti absolut, duke realizuar një het trik spektakolar dhe duke shkruar një tjetër faqe historie me fanellën e “Albiceleste”.

 Falë tre golave të kësaj ndeshjeje, ylli argjentinas arriti rekordin historik të Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Tashmë, të dy kanë nga 16 gola në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

 Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte pa debat. Pak çaste pasi kishte shënuar për 1-0 në minutën e 17-të, 38-vjeçari u bë pjesë e një episodi të diskutueshëm me mbrojtësin e Algjerisë, Aissa Mandi. Ka patur polemika nwse Messi duhej tw ndwshkohej me karton tw kuq.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Austria regjistroi një fitore 3-1 ndaj Jordanisë.

Në Grupin I, Norvegjia, triumfoi me “poker” golash përballë Irak. “Bomberi” Haland realizoi dy gola.

Franca mundi 3-1 Senegalin. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me rastet që nuk munguan. Në pjesën e dytë  Mbappe dëshmoi  cilësitw e tij   duke realizuar dy gola.

Botërori vazhdon nesër me ndeshjet e para të Grupit K dhe L :  Gana – Panama dhe Uzbekistani – Kolumbia dhe me ndeshjet e  raundit të dytë në grupet  A dhe B  ku takohen Çekia – Afrika e Jugut dhe Zvicra – Bosnja e Hercegovina.  /TV Koha/

Të fundit