Shkëndija pas kompletimit të stafit teknik me në krye Artim Polozhanin vazhdon përgatitjet e fazës kryesore në Slloveni, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë sjell përforcimin e parë, bëhet fjalë për mesfushorin Rafael de Freitas Silva, ish-futbollist i Tiranës, ndërkohë që nga Shkëndija janë larguar Latifi, Alhasan dhe Atdhe Mazari.
Rafael de Freitas Silva është një futbollist polivalent i repartit të mesfushës, me aftësi për të luajtur në pozitat defanzive, qendrore dhe ofanzive, duke i ofruar stafit teknik më shumë alternativa në organizimin e lojës.
Braziliani vjen nga skuadra e Tiranës, ku aktivizohej gjatë dy sezoneve të fundit, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Portugali dhe në vendlindjen e tij, Brazil.
RAFAEL DE FREITAS SILVA- Futbollist
‘’Përshtypjet e para ishin shumë, shumë të mira. E njoh historinë e klubit, e di se sa i madh është si klub dhe jam shumë i lumtur që firmosa për këtë klub. Unë po luaja në Shqipëri dhe atje e dinim se çka po ndodh me Shkëndijën, ecurinë fantastike në Evropë. Ajo që ishte… motivimi i lartë që unë të vija këtu është se e di sa e madhe është Shkëndija. Dhe jam i emocionuar të filloj stërvitjen, të filloj të luaj dhe shpresoj të kem sukses këtu, të jem i lumtur këtu. Dhe ky klub luajti në fazën “play-off” të Konferencë Liga , një kompeticion vërtet i mirë, gjithkush e di. Dhe ne duam të shkojmë sa më gjatë të jetë e mundur në këtë kompeticion edhe këtë vit.”
Ndërkohë, deri tani, nga skuadra kuqezi janë larguar Liridon Latifi, Atdhe Mazari dhe Ibrahim Alhassan.
Ndërkohë Shkëndija ka njoftuar se gjatë përgatitjeve në Slloveni ka caktuar katër ndeshje kontrolluese. Kundërshtarë të tetovvarëve do të jenë skuadrat Koperi i Sllovenisë, Hajduku i Kroacisë, Celje – Slloveni dhe Zorja Luhansk – Ukrainë.







