Të tjera lajme

KASAMI NË ON TIME: MARRIM 6 MINISTRI – EMRAT DO TË SURPRIZOJNË OPINIONIN!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha ka thënë se pozicioni i VLEN-it me riformatimin e qeverisë, do të jetë shumë më i mirë se ai që ka qenë.

Teksa ka potenuar se bisedimet janë në fazën përfundimtare, Kasami bëri të ditur se si partner qeveritar do të udhëheqin 6 ministri me resorë të caktuar.

“Jemi në fazën përfundimtare të mbylljes së kësaj marrëveshje, në një situatë të tillë VLEN po përforcon pozitat e saj në qeveri, sepse po merr tanimë 6 ministri me resorë të caktuar. Poashtu dua theksoj se në këtë kombinatorikë po bisedohet dhe është në tryezë edhe Ministria e Kulturës, kërkuam që kjo ministri të udhëhiqet nga kuadër i VLEN-it. Dua të theksoj edhe me këtë dikaster që kemi udhëhequr dhe atyre pas rikonstruimit jemi shumë më mirë me pozicion se në shumë momente që ka drejtuar BDI për 20 vite”

Ashtu sic njoftoi ditë më parë , Tv Koha, nga informatat jozyrtare rezulton se VMRO-DPMNE do të marrë me siguri Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës Sociale dhe Demografisë, si dhe resorin e Eurointegrimeve, ndërsa VLEN në këmbim do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Sportit dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Bilall Kasami në ON TIME në Tv Koha, bëri të ditur se opinion do të surprizohet nga emrat e Ministrave, që sipas tij, nuk do të jenë si kombinatorika partiake apo njohje me lidershipin e VLEN-it, por, sic tha, bëhet fjalë për ekspertë të fushës.

Me këtë riformatim voluminoz të Qeverisë, sipas Kasamit, mbyllen shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nëse të gjitha këto informacione konfirmohen, rikonstruktimi do të përfshijë të paktën 7-8 resore dhe më shumë emra ministrash që do të thotë se riformatimi qeveritar do të përfshijë 1/3 e anëtarëve. Në këtë rast, për propozimin e këtillë që pritet të mbërrijë në Kuvend kah mesi I javës së ardhshme, do të votohej sikurse për përbërje të re të Qeverisë.

Të fundit