Të tjera lajme

PROTESTËS PËR EMRAT NË TETOVË I BASHKËNGJITET EDHE TARAVARI

Një marsh protestues do të mbahet sot në Tetovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e emrave të disa rrugëve në qytet.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa mbështetje për protestën kanë shprehur edhe përfaqësues të subjekteve politike. Policia njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e protestës, e cila pritet të zhvillohet në mënyrë paqësore.

“EJA EDHE TI” është thirrja e fundit e funksionarëve partiak të BDI-së dhe disa qytetarëve për të marr pjesë në marshin protestues që mbahet sot në ora 20:00, pas abrogimit të emrave të rrugëve në Tetovë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas organizatorëve, protesta do të fillojë në Sheshin “Iliria” që me vendimin e kushtetueses është kthyer në “Marshall Tito” ndërsa do të përfundojë para Komunës së Tetovës pasi që sipas tyre, komuna me mos veprim e ka ndihmuar kushtetuesen që të sjell këtë vendim.
Në mbështetje të kësaj protesta kanë dalur edhe disa aktorë tjerë politik.

Pavarësisht se kush e organizon protestën, të gjithë qytetarët duhet të i bashkëngjiten protestës në Tetovë. Kështu tha kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i cili tha se duhet të bëhet çmos të kthehen emrat shqip të rrugëve që janë votuar në mënyrë ligjore dhe transaprente.

Nga policia e Tetovës thonë se janë marr të gjitha masat për të siguruar kushtet e nevojshme protestuesve. Zëdhënsi i policisë Fatmir Rexhepi tha se shpreson që protesta të kalojë e qetë dhe pa incidente.

Protesta pritet që të jetë e qetë ndërsa ogranizatorët kanë bërë thirrje që pas përfundimit të gjithë të largohen të qetë dhe që gjithçka të jetë në suaza të demokracisë dhe të drejtës për të protestuar.

Të fundit