Dy automjete në pronësi të avokatit shkupjan Asmir Alispahiq janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në lagjen Butel të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ngjarja është raportuar më 25 qershor 2026, rreth orës 02:20.
Sipas MPB-së, janë djegur një automjet “Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të A.A. (42) nga Shkupi, si dhe një “Mercedes” me targa të Velesit, në pronësi të M.M. (37) nga Shkupi.
“Ekipi i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendngjarje, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Avokati Asmir Alispahiq deklaroi për Fokus se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk dyshon te asnjë person lidhur me incidentin.
“Fatkeqësisht, informacioni është i saktë. U besoj institucioneve dhe profesionalizmit të tyre. Për shkak të hetimit nuk mund të jap më shumë detaje. Nuk kam keqkuptime me askënd, nuk dyshoj te askush dhe motivi i këtij rasti është i panjohur për mua”, u shpreh Alispahiq.
Alispahiq është një avokat me përvojë shumëvjeçare, i njohur për përfaqësimin e të pandehurve në një sërë çështjesh gjyqësore që kanë tërhequr vëmendje të madhe publike.







