Mbrëmë në Tetovë BDI protestoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të disa rrugëve në Tetovë. Siç ishte lajmëruar, protesta ishte e qetë dhe pa incidente.
Sidoqoftë, një pyetje e thjeshtë dhe e sinqertë meriton një përgjigje të thjeshtë dhe të sinqertë:
Nëse vendimin e morën gjyqtarë kushtetues me mandat 9-vjeçar dhe pjesa më e madhe e tyre janë zgjedhur para vitit 2023, në kohën kur BDI ishte në pushtet, si mund të jetë përgjegjëse një parti apo koalicion që sot është në qeveri?
Në një shtet të së drejtës, vendimet e gjykatave mund të pëlqehen ose jo, por si logjikohet që përgjegjësia politike të ndërtohet mbi akuza selektive dhe sipas interesit të ditës.A mund ta respektojmë pak edhe inteligjencën e qytetarëve?!
Në vijim, reagimi i plotë i aktivistit të “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferit:







