Legjenda e futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Qatip Osmani, i cili është edhe njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në ekipin e Shkëndijës me tre tituj, një Kupë dhe një Superkup dhe dy herë i kualifikuar në play off të garave Evropiane, nga dita e sotme edhe zyrtarisht bëhet trajner i skuadrës së Laçit në Ligën Superiore Shqiptare.
Trajneri tetovar gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet te KF Laçi së bashku me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka nga të cilët kërkohet ndërtimi i një ekipi pretendent i skuadrës kurbinase për sezonin e ri.
Qatip Osmani rikthehet në futbollin shqiptar, ku më parë drejtoi Vllazninë e Shkodrës, me të cilët shkoi shumë pranë fitimit të titullit kampion.
56-vjeçar pritet të nisë menjëherë punën për ndërtimin e ekipit të Laçit, në prag të një sezoni që parashikohet mjaft konkurrues në elitën e futbollit shqiptar







