Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 30 Qershor

Dje në ora 09:50 në SPB Tetovë, një grua 65-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se nga një person i panjohur i është keqpërdorur kartela e pagesës, gjegjësisht në periudhën prej 31.05.2026 deri më 26.06.2026, janë kryer pesë transaksione të paautorizuara, me çka i është shkaktuar dëm material prej 9.263 denarë.

…..Dje në ora 16:10 në Stacionin Policor Gostivar, një 28-vjeçar nga Gostivari, ka denoncuar se rreth orës 14:05 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, derisa si punonjës në një dyqan për teknikë të bardhë po dërgonte një produkt, është sulmuar fizikisht nga personi të cilit duhej t’ia dërgonte produktin.

……Dje në ora 14:10 në SPB Tetovë, një 47-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 13:20 në udhëkryqin midis rrugëve “Vidoe Smilevski Bato” dhe “29 Nëntori” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person.

……Dje në ora 15:20 në SPB Tetovë, një 42-vjeçarnga Tetova ka denoncuar se në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person, i cili ka përdorur edhe një send druri.

……    Dje në ora 15:30 në Tetovë, në vendin e quajtur “Banja e Tetovës”, zyrtarë policorë nga SP Tetovë kanë privuar nga liria personin një 27-vjeçar nga fshati Bozovcë, sepse tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

……Dje rreth orës 14:00 në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria katër persona të moshës, 28, 19, 21 dhe 20 vjeçare për shkak të një përleshjeje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

……Dje në ora 19:30 në SPB Tetovë, një 38-vjeçar nga fshati Prelubisht i Tetovës ka denoncuar veprën penale “Rrezikim i sigurisë”, e kryer nga bashkëjetuesi i tij. Sipas denoncimit, rreth orës 18:05, i denoncuari e ka thirrur në rrjetin social dhe i ka drejtuar kërcënime serioze për jetën, me çka ai i ka regjistruar bisedat, ndërsa si shkak për kërcënimet e përmend zënkën e tyre të mëparshme lidhur zgjedhjen e bashkësisë lokale nga para një muaji.

……Dje në ora 20:10 në rrugën “146” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga Tetova. Paraprakisht, në ora 19:25, vëllai i tij 35-vjeçar ka denoncuar se rreth orës 16:30 në shtëpinë e tyre familjare, pas një zënke të mëparshme verbale mes nënës së tyre dhe bashkëshortes së denoncuesit, e ka sulmuar fizikisht nusen duke e goditur me grusht dhe duke e tërhequr për flokë. Kur denoncuesi ka tentuar t’i ndajë, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht edhe atë.

…..Dje në ora 18:00 në rrugën “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 54-vjeçar nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “Ndotja e mjedisit jetësor dhe natyrës” e dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal. Pas një videoje të publikuar paraprakisht në rrjetet sociale ku shihet se si një shofer i automjetit të udhëtarëve “Citroen” me targa të Tetovës hedh thasë të bardhë me mbeturina të panjohura në lumin Shkumbin në afërsi të rr. Vidoe Smilevski Bato, SPB Tetovë ka ndërmarrë masa urgjente operative. Pas kontrolleve të kryera për pronësinë dhe autorizimin e automjetit, është gjetur kryerësi, i cili në vendngjarje e ka pranuar veprën. Personit i është lëshuar edhe urdhërpagesë për kundërvajtje sipas Ligjit për Siguri në Trafikun Rrugor, automjeti është fotodokumentuar, ndërsa për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik kujdestar.

……Dje në ora 22:50 në rrugën rajonale Ratajë – Leshkë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Jegunoc gjatë një kontrolli në trafik kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Ford Fiesta” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 39-vjeçar nga fshati Xhepçisht. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi e drejtonte automjetin pa provim të dhënë për shofer, gjegjësisht pa patentë shoferi. Ai është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar përkohësisht.

Të fundit