Të tjera lajme

“STUHI” NË TETOVË – SHIU I RRËMBYESHËM I JEP FUND VAPËS PËRVËLUESE! (VIDEO)

Në shumë rajone të vendit ka nisur zhvillimi i proceseve jostabile dhe motit të lig, me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar ka treguar pasqyra e radarëve të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike.

Pamjet që po I shihni janë nga Tetova ku gjatë pasdites u shënuan rreshje të rrëmbyeshme shiu, të përcjellë me bubullima dhe erë të përforcuar. Reshjet e shiut ishin të mireseardhura për shkak të vapës përvëluese që kaploi rajonin e Tetovës ku termomentri u ngjit deri në 38 gradë celsiu.

Sipas të dhënave të metereologëve, jostabilitet më I theksuar pritet në viset malore, ku formohen sisteme të reve që sjellin rreshje të shkurtëra por mjaft intensive. Në vende të caktuara regjistrohen edhe shkarkime elektrike dhe stuhi me erë.

Metereologët paralajmërojnë se proceset e këtilla lokale mund që shpejt të përforcohen dhe të shkaktojnë ndryshime të menjëhershme të motit veçanërisht në orët e pasditës dhe mbrëmjes. Bëhet thirrje për qytetarët që qëndrojnë në viset malore të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve atmosferike.

Për shkak të proceseve intensive të motit të lig në shumë vende, gjithë territori i Maqedonisë së Veriut është vënë në alarmin paralajmërues të verdhë, kurse metereologët këtë e quajnë si process pas anticiklonit subtropical që sjell me vete ciklonin me mot të lig dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas metereologëve procese lokale të motit të lig, vecanërisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë edhe gjatë së enjtes dhe të premtes kurse nga e shtuna pritet stabilizimi I motit dhe rënie të temperaturave./Tv Koha/

 

Të fundit