Të tjera lajme

Tairi: Kaos në Bit Pazar dhe stacionin e autobusëve – trotuaret e bllokuara nga shitësit

Aktivistja, Diana Tairi ka reaguar lidhur me gjendjen në trotuaret dhe stacionin e autobusëve në Bitpazar ku sipas saj, shitësit ambulant të perimeve kanë bllokuar kalimim për këmbësorë. Tairi thotë se ka infomacione që kryetari i Shkupit ka negocjuar me pronarin e Ali Tobacos për ta zhvendosur dhe pyet se kur do të negocjojë edhe me “pensionistët” që shkaktojnë kaos.

Postimi i plotë i Diana Tairi:
Ali Tobako në Bit Pazar është zhvendosur disa metra më tutje, aq sa kuptova, sepse Orce, “babai i Shkupit”, ka negociuar me pronarin. Le të jetë ashtu.

Por kur do të negociojë edhe me pensionistët që çdo të martë dhe të premte shesin perime, vezë, lule, fidane dhe shumë gjëra të tjera në trotuarin e vetë stacionit të autobusëve? Zbret nga autobusi dhe shkel direkt mbi qepë dhe perime të tjera, ndërsa nëse rrëshqet mund të përfundosh mbi ndonjë arkë me vezë.

Unë nuk arrita ta fotografoj, edhe pse kam dashur shumë herë, sepse nuk kam mundur t’i liroj duart – duhet të kapesh për diçka që të mos shkelësh mbi perime!

Kush arrin, le të bëjë foto dhe t’ia dërgojmë Shkupi – ndoshta do të organizojnë edhe ndonjë raund të ri negociatash.

Të fundit