“Një jetë me zërin e artit, një trashëgimi që jeton me këngë”! ishte motoja e promovimit të Librit “Qamili i Vogël – Këngëtari i madh” të autorëve Sylejman Salihu dhe Salih Berisha që u promovua sot në Tetovë në organizim të SHKA “Xheladin Zeqiri”
Libri i kushtohet figurës ikonike të muzikës qytetare shqiptare, Qamilit të Vogël, dhe vjen si një homazh për 100-vjetorin e lindjes së tij. Me këtë botim, autorët synojnë të ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë muzikore të njërit prej emrave më të dashur dhe më të respektuar të muzikës shqiptare.
Doajeni dhe ikona e këngës shqipe këndej Drinit, Qamili i Vogël, është shumë i njohur për publikun gjithshqiptar dhe kjo i kishte nxitur autorët që të shkruajnë këtë libër, si një borxh ndaj Qamilit të Vogël për të gjithë vlerat muzikore-artstike që rrezatonte arti i tij specifik i këndimit.
SALIH BERISHA – Autor i Librit
Gjatë promovimit, autorët theksuan rëndësinë e dokumentimit të figurave të mëdha kulturore si Qamili i Vogël dhe ndanë rrëfime mbi procesin krijues të librit.
SYELJMAN SALIHU – Autor i Librit
Në ngjarje morën pjesë studiues, artistë, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe dashamirë të muzikës, të cilët e konsideruan këtë libër si një akt të rëndësishëm mirënjohjeje ndaj trashëgimisë muzikore shqiptare dhe një pasuri për gjeneratat e reja.
Libri është një përmbledhje e poetikës së teksteve dhe këngëve të Qamilit të Vogël, ku lexuesi mundet më detajisht të njoftohet me motivet, temat dhe preokupimet e këngëve të këtij doajeni të këngës shqipe./Tv Koha/







