Të tjera lajme

Bujar Osmani për autostradën Shkup-Bllacë: Qytetarët meritojnë përgjigje për dy vitet e humbura

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke akuzuar Qeverinë se për dy vite ka arsyetuar vonesat me pretendimin se po ndryshohej trasa e projektit.

“Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup–Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë.

Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur.

Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe procedurat e tenderimit ishin nisur. Dy vite u humbën duke mashtruar opinionin me një “ndryshim traseje” që nuk ka ekzistuar kurrë.

Qytetarët meritojnë një përgjigje të thjeshtë: Pse u humbën dy vite?”, ka shkruar Osmani.

Të fundit