Të tjera lajme

Ekskavatori shemb një pjesë të shtëpisë derisa familja ishte duke fjetur

Një incident i pazakontë ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në Shtip, ku pronari i një shtëpie familjare ka denoncuar se një pjesë e shtëpisë së tij është dëmtuar pasi makineria ndërtimore ka filluar rrënimin derisa ai dhe familja e tij ndodheshin brenda në objekt.

Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, kur një eskavator ka mbërritur para shtëpisë dhe me kovën e tij ka goditur dy herë në murin e objektit, ndërsa familja ishte duke fjetur.
​Nga goditjet është dëmtuar një pjesë e shtëpisë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh te anëtarët e familjes.

​Pronari Xhengiz, në një deklaratë për TV M Net, ka thënë se ishte i tronditur nga ngjarjet dhe se nuk priste një zhvillim të tillë. Ai vuri në dukje se nuk do të lejojë largimin e pjesës së dëmtuar të murit derisa të kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe të dokumentohet gjendja në terren.

​Xhengiz pretendon se shtëpia është e ndërtuar në mënyrë legale dhe se nuk bëhet fjalë për ndërtim pa leje. Rasti pritet të zbardhet pas verifikimeve dhe inspektimeve të kryera.

Të fundit