Të tjera lajme

KF SHKËNDIJA NESËR NIS RRUGËTIMIN NË GARAT EUROPIANE!

Klubi i futbollit Shkëndija edhe këtë  vit do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut  në  garat e UEFA Konferencë Liga. Nesër me fillim në ora 19:30  kuqezinjtë tetovar do të përballen në transfertë me ekipin  Europa FC  në Gjibraltar. Për ekipin  e  Shkëndijës  është kjo ndeshja e  68-të  europiane.

Klubi I futbollit Shkëndija nga dita e  djeshme është në Gjibraltar për duelin që do ta luajnë ndaj Europa FC në kuadër të raundit të parë eliminator në  UEFA Konferencë Liga.

Tetovarët në këtë ndeshje konsiderohen favorit  dhe  realisht pritet që ta kalojnë këtë pengesë për t`u kualifikuar në raundin e radhës.

Shkëndija nis një një epokë të re nën drejtimin e Artim Pollozhanit, ku synimi mbetet që sërish të sigurojnë grupet e këtij kompeticioni si vitin e kaluar.

Shkëndija sot në mbrëmje pritet që  të zhvillojë  seancën  zyrtare  stërvitore  para  ndeshjes së nesërme kur edhe trajneri Pollozhani do të përcaktohet për formacionin  që do të zbres në fushë. Ndeshja Europa FC dhe Shkëndija do të zhvillohet nesër me fillim në ora 19:30.

 Ndryshe për klubin e  futbollit  Shkëndija është kjo ndeshja e 68 në garat  evropian ku ka 16 ndeshje në ligën e kampionëve, 31 në Europa Liga  dhe 18 në Konferencë Liga.

Ka të regjistruara 24 fitore, 12 barazime dhe 31 disfata, ka shënuar 68 gola dhe  ka pranuar 89. Suksesin më të madh e shënoi në sezonin 2025/26 duke kaluar fazën e grupit dhe u kualifikua në eliminatoret e UEFA Konferencë Liga.

 Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit