Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 07 Korrik

Dje në ora 09:00 në fshatin Siriçinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Jegunocit kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 46-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi po drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtim mjeti, pas së cilës është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është ndaluar për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 16:40 në rrugën „121“ në Tetovë, zyrtarë policorë kanë ndaluar një moped „Aprilia“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 18-vjeçar nga Tetova, me çka është konstatuar se nuk posedonte patentë shoferi. Në konsultim me prokurorin kujdestar publik, i njëjti është privuar nga liria sipas nenit 297-a të KP, ndërsa mopedi është konfiskuar. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

……Dje në ora 09:30 në SPB Tetovë, një burrë 63-vjeçar nga Tetova, si autorizues i nënës së tij, ka denoncuar veprën penale „lëshim i çekut pa mbulim dhe keqpërdorim i kartelës pagesore“. Sipas denoncimit, më 03.07.2026 denoncuesi ka vërejtur mungesë të mjeteve financiare në vlerë prej 8.148 denarë në llogarinë transaksionale të nënës së tij, përkatësisht shtatë pagesa të paautorizuara online. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……    Dje në ora 12:00 në SPB Tetovë, një 46-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 23:30 para objektit të banimit, fqinji e ka sulmuar fizikisht djalin e saj 16-vjeçar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

……Dje në ora 12:45 në SP Gallatë, një 29-vjeçar nga fshati Gradec ka denoncuar se rreth orës 10:00 në punëtorinë e tij në fshatin Gradec është sulmuar fizikisht nga një qytetar nga po i njëjti fshat. Po punohet për zbardhjen e rastit.

……Dje në ora 12:25 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën „Sedek Kostoski“ në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një mopedi me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Gostivari dhe një biçiklete të drejtuar nga një 68-vjeçar nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar 68-vjeçari, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

……Dje në ora 12:10 nga Qendra Urgjente Gostivar është denoncuar se tek ata është sjellë një person i lënduar. Zyrtarët policorë nga SP Gostivar kanë kryer verifikime, me çka është konstatuar se bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Gostivari, i cili ishte gjetur i rrëzuar në korsinë e rrugës „Nikolla Parapunov“ në afërsi të Sahat Kullës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje në SP Gostivar, një grua 41-vjeçare nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 18:00 në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

…..Dje në SPB Tetovë, një 19-vjeçar nga fshati Pallçisht i Poshtëm ka denoncuar se rreth orës 18:15 në rrugën „Ilinden“ në Tetovë, derisa po lëvizte me shokët e tij, është sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë nga disa persona. Menjëherë janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe janë privuar nga liria një 18-vjeçar dhe dy 16-vjeçarë, të gjithë nga Tetova, ndërsa tek ata janë gjetur dhe konfiskuar sende të forta dhe një send i mprehtë. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

……Dje nga ana e zyrtarëve policorë të SP Tetovë, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, është arrestuar shtetasi i huaj një 26-vjeçar nga Peja, Republika e Kosovës. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

……Pas mesnate në ora 01:41 në SPB Tetovë, një qytetar nga Tetova, punonjës në NPK Tetova, ka denoncuar se derisa po kryente detyrat e punës në rrugën „Bllagoja Toska“ në afërsi të një objekti hotelier, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Po merren masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rastit.

Të fundit