Të tjera lajme

6.25 MILIONË SPEKTATORË KANË NDJEKUR NDESHJET E BOTËRORIT!

Në  Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë deri më sot  janë zhvilluar 96 ndeshje prej të cilave  76  kanë përfunduar me  fitore, ndërsa  20 me  barazime. Katër vende kualifikim në fazat e eliminimit direkt e kanë  siguruar me penalti. Statistikat thonë se janë shënuar 275  gola dhe 13  kartonë të  kuq. Messi me  8 gola kryeson listën e golashënuesve. Ndeshjet i kanë ndjekur afro 6 milion e 250 mijë  tifozë.

Kampionatit Botëror 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë po i  afrohet fundit.

Nga 104  sa ishin paraparë  të  zhvillohen, deri ditën e  sotme janë zhvilluar 96 ndeshje, prej  të  cilave 76  kanë përfunduar me fitore, ndërsa  20  ndeshje kanë  përfunduar me barazim, por tre ndeshje në fazën e 1/16 së finales dhe një në 1/8 e finale ekipet fituesit dolën pas ekzekutimit të penaltive.

 Në  96 ndeshje  zhvilluara janë regjistruar 275  gola dhe janë ndëshkuar 13  futbollist me kartonë të kuq.

 Listën e golashënuesve më  të mirë e kryeson Lionel Mesi me 8 gola të shënuar  dhe  2  penalti  të humbura, pas  tij  janë  Mbape dhe Haland  me nga 7 gola  dhe  Harri Kejn me  6  gola.

 Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany, u bë futbollisti i parë në histori që realizon dy autogola në të njëjtin edicion të Kupës së Botës

 Botërori  2026  ka  regjistruar edhe numrin  rekord  të  tifozëve. Kështu që deri në përfundimin e fazës së 1 / 8 finale në Kupën e Botës FIFA 2026, numri total i tifozëve në tribuna ka arritur në mbi 6.25 milionë spektatorë.

Kjo shifër ka thyer çdo rekord historik të pjesëmarrjes në kompeticionet botërore të futbollit dhe besohet se deri në përfundim të  Kupës së Botës numri i  tifozëve  mund  të arrijë afro 7 milion.

Pavarësisht shifrave mbresëlënëse Botërori 2026 do të mbahet mend edhe për vendime të diskutueshme të arbitrave, akuza dhe dyshime për favorizime të kombëtareve të caktuara por edhe për implikimin e politikës në futboll.

Kujtojmë  se  sonte me fillim në  orën  22:00  zhvillohet  çerekfinalja e parë  ku  do të përballen Franca – Maroku, ndërsa  nesër mbrëma  me  fillim në ora  21:00, takohen  Spanja – Belgjika.
 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit