Një tjetër histori suksesi vjen nga Tetova. Drin Imeri, vetëm 15 vjeç, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Finalen e Madhe të “International STEM and Coding Olympiad 2026”, të mbajtur në Romë, duke u renditur mes nxënësve më të mirë në botë.
Në këtë garë prestigjioze, ku morën pjesë mbi 2.000 nxënës nga 56 shtete të botës, Drini dëshmoi talentin, përgatitjen dhe aftësitë e tij të shkëlqyera në fushën e shkencës, teknologjisë dhe programimit, duke u kurorëzuar me dy medalje:
🥇 Medalje e Artë në Kodim (Coding)
🥉 Medalje e Bronztë në Matematikë (kategoria e klasave VI–IX)
Ky sukses i jashtëzakonshëm është fryt i talentit, punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të Drinit, i cili me arritjet e tij po e përfaqëson denjësisht Tetovën, Maqedoninë e Veriut dhe mbarë shqiptarët në arenën ndërkombëtare.
Mirënjohje e veçantë i takon mentorit të tij, Prof. Besmal Memedi (STEMLab), për udhëheqjen dhe mbështetjen profesionale gjatë këtij rrugëtimi. Falënderime shkojnë gjithashtu për të gjithë mësuesit e tij ndër vite, të cilët me dijen, përkushtimin dhe besimin e tyre kanë kontribuar në zhvillimin dhe suksesin e tij.
Urime Drin Imerit për këtë arritje të madhe, e cila është një burim krenarie dhe frymëzimi për të gjithë. I urojmë suksese edhe më të mëdha në sfidat e ardhshme ndërkombëtare. Tv Koha








