Edhe një herë, shumë zhurmë, deklarata e akuza politike, por kur erdhi momenti për të marrë vendim, rezultati ishte… asgjë. Debati për emrat e rrugëve në Tetovë vazhdon të prodhojë më shumë spektakël sesa zgjidhje, ndërsa qytetarët mbeten duke pritur epilogun e një çështjeje që prej kohësh është kthyer në arenë për përplasje politike.
Zhurmë e madhe por pa rezultat. Propozimi i këshilltarëve të BDI-së dhe ASH-së për ndryshimin e emrave të rrugëve hyri në rend të ditës dje në këshillin komunal të Tetovës, megjithatë, pas një debati të gjatë, protesta dhe lëshim të seancës nga ana e këshiilltarëve të opozitës, me preteksin se nuk u fut si pikë e rendit të parë e rendit të ditës, në moment që ky propozim erdhi në rend, në mungesë të propozuesve, këshilltari i Më Mirë për Tetovën, Agron Arifi, propozoi që kjo pikë të tërhiqet, e cila me shumicë votash u tërhoq.
Megjithatë, sot pritet që të fillon mbledhja e komisionit për emërtimin e rrugëve në suaza të Komunës së Tetovës.
Sipas informacioneve të Televizionit Koha, sot është paraparë mbledhja e komisionit për emërtimin e rrugëve dhe pritet që të merret vendim për disa emra të rrugëve, për të cilët do të ketë konsesus të gjërë të partive politike, të përfaëqsuara në Këshillin Komnal të Tetovës.
Sipas Kryetarit të Komunës Bilall Kasami, emrat që do të zgjidhen nga Komisioni fillimisht do të jenë për rrugët që nuk kanë emra, për rrugët që kanë emra por nuk e pasqyrojnë historinë dhe kulturën Tetovare por disa emra do të mbahen si rezervë për lagjet e reja që po ndërtohen.
Kujtojmë se për emrat e rrugëve po protestohet disa herë në Tetovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të këshillit komunal të Tetovës të vitit 2007.
Nga opozita akuzojnë Komunën se nuk i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin e nevojshëm që të mos merret ky vendim, ndërsa nga Komuna e akzuojnë administratën e kaluar komunale dhe qeveritare për mos plotësim të procesit deri në fund, duke u zotuar se do ta rregullojnë edhe këtë çështje.








