Të tjera lajme

BOTËRORIT 2026: FIFA DO T’I DHUROJË KAMPIONËVE UNAZA TË VEÇANTA!

Federata Botërore e futbollit FIFA krahas Kupës për  ekipin fitues kësaj  radhe  ka  vendos që futbollistët ekipit kampion të shpërblehen me nga një unazë, praktikë e njëjtë sikurse në NBA ku kampionët e sezonit marrin unazën dhe trofeun siguruar. Ndërkohë që  FIFA  ka  caktuar arbitrin sllovenin Slavko Vinçiq që të  drejtoj  finalen mes  Argjentinës dhe  Spanjës

FIFA sjell traditën e NBA-së, fituesit e Botërorit 2026 do të marrin nga një unazë.

Kampioni i Evropës, Spanja do të luajë me kampionin e Amerikës Jugore dhe Botës, Argjentinën në një ndeshje që sheh përballjen e shumëpritur mes dy 10-shave të Barcelonës, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.

Më tutje FIFA ka vendosur që të bëjë diçka ndryshe edhe këtë botëror sikurse të kaluarin.

Në Katar, Messit i ishte dhënë një veshje tradicionale nga ai vend dhe tashmë fituesit e këtij edicioni do të shpërblehen me nga një unazë, praktikë e njëjtë sikurse në NBA ku kampionët e sezonit marrin unazën dhe trofeun.

Kjo do të jetë një koleksion me edicion të kufizuar prej 2,026 unazash, me 30 të rezervuara për fituesit dhe 1,996 në dispozicion të tifozëve në të gjithë botën.

Kujtojmë se finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, do të luhet në “MetLife Stadium” të dielën në orën 21:00 ndërsa Slavko Vinqiq është emëruar nga FIFA për të drejtuar finalen e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “Nju Jork Nju Xhersy”.

Me këtë emërim, 46-vjeçari nga Maribori bëhet arbitri i parë slloven që gjykon një finale të Kupës së Botës dhe i 23-ti në histori që merr këtë përgjegjësi.

 Ndeshja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë do të zhvillohetnesër  me  fillim në ora 23:00

Të fundit