Të tjera lajme

“TETOVA N`FESTË”: MBAHET ORA POETIKE “PUHIZË NË VARGJE”

Në kuadër të aktiviteteve të Verës Tetovare “Tetova n’Festë”,  u organizua  ora poetike “Puhizë në Vargje”, të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM”.

Ky aktivitet mblodhi poetë, krijues dhe dashamirës të letërsisë, duke sjellë një mbrëmje të veçantë kushtuar poezisë, fjalës së bukur dhe vlerave kulturore që pasurojnë jetën artistike të qytetit tonë.

U lexuan poezi, poetët nga vendi, Kosova e Shqipëria lexuan punimet e tyre autoriale. Ata vinin nga Kukësi, Dibra, Prizreni, Vitia, Suhareka, Shkupi, Gostivari dhe Tetova.

Komuna e Tetovës, sic thanë autoritetet e kësaj Komune, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve kulturore që promovojnë krijimtarinë, artin dhe afirmimin e vlerave letrare.

Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum ka falënderuar  pjesëmarrësit e orës poetike “Puhizë në vargje” por ka nderuar me mirënjohje edhe Bruno Cekën veprimtarin e cështjes kombëtare që veprom në diasporë duke potencuar se vlera dhe kontributi I tyre për çështje kombëtare është e pa përshkrueshme me fjalë./Tv Koha/

Të fundit