Të tjera lajme

Lëvzija Besa nuk hyn në qeveri, kërkon zgjedhje të parakohëshme

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i ka quajtur teatër zhvillimet e fundit në vend.”Lëvizja BESA me vëmendje dhe shqetësim po i ndjek zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, e njëkohësisht edhe “teatrin” që po i servohet popullit nga vasalët e LSDM-së, BDI e Ali Ahmetit dhe argatit tjetër në qeveri, i cili mori vota për ta rrëzuar e jo për ta shpëtuar BDI-në.

Pas shfaqjes teatrale të  BDI-së, në të cilën aktori Bujar Osmani vetëm sa nuk filloi të qaj se sa e dashka BDI Evropën, ditë më parë, me të njëjtin skenar doli edhe sateliti i BDI-së. Por, për dallim prej BDI-së, e cila është e padëshiruar jo vetëm në Qeveri por edhe në popull, argati tjetër në qeveri, dyshonte apo kishte vegime se VMRO-ja nuk e dashka as partinë e tij në qeveri.  E gjitha kjo, u shit sikur qenka sakrificë për rrugën drejt Evropës.

Partitë vasale në qeveri harrojnë se janë kultivuesit më të mëdhenj të “aseteve” kryesore kundër Evropës, të krizës ekonomike, korrupsionit, të gjyqësorit të kapur, ku kanë vendosur fëmijët e tyre dhe anëtarë tjerë të familjes, me të vetmin qëllim që ta kontrollojnë dhe ta asgjësojnë sistemin e drejtësisë. Ia bëjmë me dije Ali Ahmetit, por edhe argatit të tij në qeveri, se populli nuk e ha më këtë gjellë të prishur dhe të servuar me petkun pro-evropian. Ky teatër dhe këto mashtrime populli ka kohë që i ka kuptuar”, tha ai.  

Si Lëvizja BESA, tha Kasami por edhe si popull i këtij vendi, ua themi hapur se ju që jeni pjesë e hetimeve ndërkombëtare për krim, korrupsion, shantazhe dhe larje parash përmes tenderëve që zgjasin prej një dekade e më shumë, nuk mund të na futni në Evropë. “Nuk mund të na çojë në Evropë kjo Qeveri, në të cilën, dy partitë shqiptare, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat ditën vajtojnë për Evropën, e natën bëjnë të kundërtën.

Të dyja këto subjekte nuk ia dolën të ndryshojnë asgjë, jo gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por as edhe një 20 përqindësh fyes për këtë popullatë.Lëvizja BESA kërkon nga kjo Qeveri të shpallë sa më parë zgjedhje e parakohshme, dhe këta vasal të Rusisë e Serbisë, të hiqen nga kolltukët dekadëshe, sepse më këtë, Maqedonia e Veriut, vetëm se mund t’i humb edhe ato pak shpresa pro evropiane. Me këtë qeverisje popull as që mund të ëndërroj aderinim në familjen evropiane, tha Kasami./TV KOHA/

Të fundit