Të tjera lajme

I falsifikoi 500 euro dhe i futi në qarkullim në kazino, kapet shkupjani!

Sektori për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, ka parashtruar kallëzim penal kundër B.N.(29) nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar para.

“Dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parave”, e dënuar me nenin 268 të Kodit Penal. Më saktë, i denoncuari ka prodhuar bankënotë të falsifikuar prej 500 euro, të cilën më datë 09.09.2022 e ka përdorur si të vërtetë, duke e lëshuar në qarkullim në kazino në rajonin e Kisella Vodës”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Të fundit