Të tjera lajme

Borë në Kodër të Diellit, mjegull në Pletvar

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet më të dobët janë shënuar në Kodër të Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullimin. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 m ka në qafën malore të Pletvarit, kumtoi  NP Rrugët e Maqedonisë.

Në disa akse rrugore  që kalojnë nëpër gryka malore është e mundur të ketë rrëshqitje më të vogla.

NP Rrugët e Maqedoinsë apelon për ngasje me kujdes dhe përshtatje  të shpejtësisë[ sipas kushteve të rrugës.

Të fundit