12/09/2024
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panel “Si të arrihet bashkëpunim më i mirë në luftën kundër korrupsionit ndërmjet sektorit publik, civil dhe të biznesit?”

Platforma për organizata civile për luftën kundër korrupsionit organizon panelin “Si të arrihet bashkëpunim më i mirë në luftën kundër korrupsionit ndërmjet sektorit publik, civil dhe të biznesit?”, në kuadër të Forumit të hapur për antikorrupsion, i cili sot dhe nesër do të mbahet në Shkup.

Nga Platforma informojnë se qëllimi i këtij Forumi është të tregohet gjendja me korrupsionin në vend, sfidat antikorruptuese me të cilat përballemi dhe së bashku të diskutojmë për masat dhe politikat të cilat ndërmerren në këtë fushë.

Organizatorët njoftojnë se në panel do të mbajnë fjalim Azir Aliu, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sonja Mirakovska, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikica Kusinikova, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës Konekt, Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i EUROTHINK – Qendra për Strategji Evropiane dhe Dançe Danilovska Bajdevska, drejtoreshë e programit të Metamorfozis.

Të fundit