Të tjera lajme

Itali: Në aksidentin e djeshëm, katër të vdekur, mes tyre një mjek shqiptar

Albinfo.ch ka raportuar dje se për aksidentin fatal mes një ambulanca dhe autobusi me fëmijë, ku mbeten katër të vrarë.

Një mjek shqiptar është në mesin e viktimave të shkaktuara në një aksident të rëndë automobilistik në Itali ditën e djeshme më 28 dhjetor.

Mediat italiane shkruajnë se nga përplasja e një ambulance dhe një autobusi të mbushur me fëmijë të mitur, kanë humbur jetën katër persona.

Viktimat janë tre personat e ekipit të urgjencës dhe pacienti që po transportohej me ambulancë nga Fossombrone për në Urbino. Sakaq, fëmijët e mitur në autobus, ishin një grup nga famullia Madonna della Speranza e Grottammare që po shkonin në ekskursion. Fëmijët, që ishin nga mosha tre deri në tetë vjeç u plagosën lehtë, teksa shtatë prej tyre janë shtruar në spital.

Emrat e viktimave

Ata janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Të fundit