Sot (19.01.2024) në ora 02:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.S. (21) dhe një të mitur, të dy nga Tetova. Ata u kapën duke vjedhur një motoçikletë në oborrin e një shtëpie. Prona e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.
Arrestohen dy persona në Tetovë, kapen duke vjedhur një motor në oborrin e një shtëpie







