Protestuesit kanë hedhur supë drejt xhamit që mbron pikturën e Mona Lisas në Francë, duke bërë thirrje për të drejtën për “ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”.
Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Muzeun e Luvrit në qendër të Parisit.
Muzeu tha se vepra ishte pas xhamit mbrojtës dhe nuk ishte dëmtuar.
Video tregon dy protestuese gra duke hedhur lëngun e supës.
Më pas ata qëndrojnë përpara pikturës duke thënë: “Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm?
“Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë”, kanë thënë ato.
Një grup i quajtur Riposte Alimentaire mori përgjegjësinë për këtë veprim.
Në një deklaratë të postuar në X, dikur Twitter, grupi tha se protesta ishte pjesë e përpjekjeve për të integruar “ushqimin në sistemin e përgjithshëm të sigurimeve shoqërore”.
Grupi bëri thirrje që një kartë ushqimi me vlerë 150 euro t’u jepet qytetarëve çdo muaj për t’u përdorur në ushqim.
ALERTE – Des militantes pour le climat jettent de la soupe sur le tableau de La Joconde au musée du Louvre. @CLPRESSFR pic.twitter.com/Aa7gavRRc4
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) January 28, 2024







