Të tjera lajme

(video) Sindikatat kundërshtojnë ligjin për administratën

Konfederata e Sindikatave të pavarura shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me propozim ligjit për nëpunësit e administratës, që është në procedurë kuvendore. Në protestën para Kuvendit, sindikatat thonë se ky ligj dëmton punonjësit, duke ua marrë të drejtat themelore punëtorëve dhe me të shkelet ligji për pagat minimale. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave Bllagoja Rallpovski, thekson se me këtë ligj pjesa më e madhe e punëtorëve do të marrin paga minimale dhe nuk do të kenë mundësinë e harmonizimit të pagës në muajin mars. Sindikatat thonë se në këtë ligj nuk ka asgjë reformuese e evropiane siç po prezantohet, por nxit akoma më shumë nepo#zmin dhe klientelizmin. “Sot jemi këtu të dërgojmë një porosi, i thërrasim të gjithë deputetët që të na bashkohen të &llojnë të mendojnë vetëdijshëm dhe t’u ndihmojnë punonjësve dhe të guxojnë të tregojnë që kanë gabuar, ta tërheqin atë ligj që është i dëmshëm në çdo aspekt për punëtorin”, tha Bllagoja Rallposvki, Kryetari i Konfederatës së Sindikatave.Ministri i Shoqërisë Informa#ke dhe Administratës, Azir Aliu, dje tha se shumica qeverisëse nuk po ngutet që me procedurë të shkurtuar ta kalojë Projektligjin për administratorët para zgjedhjeve, sepse për të është punuar për shtatë vite.TV KOHA

Të fundit