Faqja e “Pyjeve Kombëtare” ka publikuar paraprakisht 400 vendet e punës nga shpallja e publikuar para fundit të vitit të kaluar, dhe është shënuar me faktin se shqiptarët etnikë kërkoheshin në zonat me shumicë maqedonase si në Kriva Pallankë, Berovë, Demir Kapi. .
VMRO-DPMNE-ja opozitare sot është përgjigjur se në listën e të punësuarve të rinj në njësinë rajonale në Kratovë janë tre druvarë të nacionalitetit shqiptar.
Valentin Gruevski, drejtori i Pyjeve Kombëtare, tha sot se do të vendoset më tutje se ku do të shpërndahen.
“Këto janë rezultate fillestare, nuk kanë nënshkruar kontratë. Këto janë vendime paraprake, mendoj se kandidatët kanë aplikuar për ato vende pune, i plotësojnë kushtet dhe në ditët në vijim do të lidhim kontratat dhe do të shohim se ku do të punojnë”, tha ai në Sitel.
Gruevski shtoi se nuk duhet të punojnë në Kratovë pasi të pranohen në vendin e ri të punës, por se do të mund të punojnë në vendin ku jetojnë.
Nga 400 të punësuarit e rinj, 230 janë shqiptarë etnikë.







