06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gruaja e ish kryeministrit të Republikës Sërpska u gjetë e vdekur: Një skenë e tmerrshme në shtëpinë e familjes

Stojanka Sharoviç, gruaja e ish-presidentit të Republikës Sërpska dhe Partisë Demokratike Serbe, Mirko Sharoviç, u gjet e vdekur në shtëpinë e familjes. Siç raportojnë mediat fqinje, ajo me siguri është vetëvrarë.

Trupi i të ndjerit është gjetur sot rreth orës 12 në shtëpinë familjare në Lukavicë, raportoi “ATV”.

Stojanka Sharoviq dikur ka punuar në Kuvendin e qytetit të Sarajevës Lindore dhe në Bankën Qendrore. Para tragjedisë, ajo ka punuar si shefe e Departamentit të Financave në Shërbimin e Përbashkët të Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës.

Të fundit