Të tjera lajme

ANULOHEN UDHËTIMET: Kaosi me dokumentet prishi planet e qytetarëve

Kaosi me heqjen e dokumenteve personale në të cilat do të shkruhet emri i ri i shtetit të Maqedonisë së Veriut ka prishur planet e qytetarëve dhe ata po anulojnë udhëtimet e tyre. Nga ky dëm vuajnë qytetarët, por edhe agjencitë turistike.

Qytetarët thonë se për shkak të mungesës së shpejtësisë së institucioneve humbin mundësitë për të shkuar jashtë vendit.

“Në dhjetor shkova te “Një pikë për të gjitha shërbimet” për të caktuar një takim për tU fotografuar per dokumentet personale, por sistemi i tyre ishte i fikur dhe më pas më duhej të telefonoja përsëri për të caktuar takim. Mezi i mora dhe më caktuan për gjysmën e dytë të shkurtit. Më pas, më ftuan në një event në rajon, por sigurisht që nuk shkova, sepse po mbaron afati për dokumentet. Gjithashtu, në internet pashë një mundësi për të vizituar një seminar në Slloveni, i cili do të mbahet këtë muaj, por nuk kam mundësi të marr dokumente deri atëherë dhe as nuk kam aplikuar. Është vërtet zhgënjyese, ka pasur shumë ankesa nga njerëzit në rrjetet sociale se presin shumë për të bërë foto për dokumente”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Agjencitë shtojnë se kjo është një goditje e madhe për ta dhe për punën e tyre.

“Sigurisht që ka probleme. Ne përpunojmë rezervimet jashtë vendit dhe bëjmë pagesat. Të huajt nuk janë të interesuar nëse autoritetet tona janë në gjendje të na ofrojnë mjetet bazë të udhëtimit. Të gjitha agjencitë përballen me të njëjtën gjë. Njerëzit jo vetëm që anulojnë, nuk ka interes. Pas dy vitesh jemi rikthyer si në periudhën e Covid-it. Është njësoj, vetëm se tani nuk ka ndikim të jashtëm, por problem të brendshëm. Dhe si do të ikin njerëzit e ardhur nga jashtë? Një situatë shumë e vështirë. Shpresojmë që të stabilizohet, nuk do të durojmë dot mbylljen edhe një verë, nëse shpresojmë vetëm në muajin gusht”..

Që nga hyrja në fuqi e Amendamentit XXXIII të Kushtetutës, më 12 shkurt 2019, shtetit nuk i është lejuar të lëshojë dokumente me emrin e mëparshëm, sipas Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj. Ata kërkojnë përgjegjësi nga opozita për problemin e zëvendësimit të dokumenteve personale. Ndonëse fillimisht u bënë apele për zëvendësimin e dokumenteve deri në mes të shkurtit, kartat e identitetit me “Republika e Maqedonisë” të cilave nuk u ka skaduar afati do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt dhe të përdoren në vend. Lëvizja ZNAM e Maksim Dimitrievskit dje njoftoi se do të paraqesin kallëzim penal kundër ish-ministrit Oliver Spasovski dhe MPB-së për problemet me dhënien e dokumenteve personale. /faktor.mk/  Sanja Atanasovska. Përcjell TV KOHA

Të fundit