Liderët e Partive Lëvizja Besa, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Demokratike dhe këshilltari I kryeministrit të Kosovës Bekim Qoku, nënshkruan deklaratën për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Deklarata u nënshkrua nga Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Bekim Qoku. Nga sot koalicioni i ri i këtyre partive do të quhet VLEN.Arben Taravari si kandidatë për president i opozitës shqiptare tha se nuk duhet përmendur emra partish por duhet quajtur Lëvizja, sepse ky bashkëpunim do të bëj ndryshimin historik në bllokun shqiptar.
Bilall Kasami tha se ndodhemi në një moment të rëndësisshëm historik. Moment ky që do të bëhet ndryshimi i shumë pritur. Prandaj bashkimi i ASh-së me LEN ia VLEN dhe se të gjithë po vulosim një të ardhme plotë shpresë, e ardhme me rrugë të vetme Bashkimin Europian, tha ai.
Afrim Gashi në fjalën përshëndetëse sot tha se kjo ditë është e madhe dhe se kea filluar një uragan fitoresh me 8 maj.Ai më tej shtoi se koalicioni tani më është i plotë me bashkimin e ASh-së dhe se bashkimi i bllokut opozitarë e ka tmerruar edhe Vuçiqin.
Fjalën e mori edhe Izet Mexhiti i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite, pra rëndësinë e këtij bashkimi dhe bashkëpunimi të opozitës shqiptare
Qoku këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Republikën e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se ndryshimi në RMV do të ndodhë ashtu siç ndodhi në Kosovë.
Ndër pikat kryesore të këtij bashkimi janë integrimi në Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, barazia e plotë mes dy popujve shumicë në vend, hartimi i strategjisë nacionale për kthimin e trurit në vend, arsimi, shëndetësia e kështu me rradhë. TV KOHA







