13/04/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Rasti “Alfa, Gjykata Penale kërkon procesverbalet

Procesverbalet dhe shkresat e rastit “Alfa” janë kërkuar zyrtarisht nga Gjykata Penale. Kërkesa nga gjykata e shkallës së parë në Supreme është adresuar më 13 shkurt, ndërsa është dorëzuar tek gjykatësi përkatës. Megjithëse kur të njëjtat do të kthehen në Penale që më pas të plotësohen kushtet juridike për ta vënë në funksion kërkesën për rigjykim mbi bazën e dëshmive të reja, kjo nuk dihet akoma. Për faktin se vendimi i Supremes i sjell më 14 shkurt në bazë të cilit ankesa e Almir Derplaninit mbi lartësinë e dënimit u hodh si e pa bazë, akoma nuk është shkruar. Kjo procedurë mund të zgjasë pasi Supremja është e lidhur për afate kur në shprehje vjen shkruarja e vendimeve për lëndë të djeshme, por afatet sipas Ligjit të procedurës penale, neni 407 janë instruktive dhe jo të domosdoshme, që nënkupton se Supremja mund të zvarris shkrimin e vendimit në afat të pacaktuar.Të dënuarit në rastin “Alfa”, posaçërisht Agim Islami pret fillimin e rigjykimit të rastit mbi bazën e ekspertizës së re të siguruar gati tre vite më parë në të cilën është konstatuar se personat e përfshirë në vrasjen e policit në vitin 2008 në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Paraprakisht Byroja e ekspertizës gjyqësore është prononcuar se nuk ka mundësi të realizon një ekspertizë të tillë antropologjike, por që mendimi i këtij institucioni nevojitet edhe para fillimit të rigjykimit. Gjithashtu Prokuroria Publike duhet të cakton prokurorin i cili do ta përfaqëson aktakuzën në procesin e rigjykimit, por pala mbrojtëse ka deklaruar se nuk pajtohet me prokurorin paraprak pasi sipas tyre ka qenë jo profesional dhe i njëanshëm në procesin e parë.Në rast se Gjykata Penale hedh poshtë kërkesën për rigjykim, mbrojtja e Almir Derplaninit dhe Agim Islamit nuk kanë anashkaluar mundësinë për ta dërguar rastin në Gjykatën e Strasburgu.TV KOHA

Të fundit