Gjatë javës moti i nxehtë mbi mesataren do të vazhdojë në Maqedoni, por edhe më gjerë. Megjithatë, do të ketë pak më shumë vranësira dhe kohë pas kohe do të ketë kushte për reshje lokale mjaft të dobëta shiu, sidomos të martën, njofton meteorologu Sllavço Poposki.
“Do të fryjë erë mjaft e dobët dhe me drejtim të ndryshueshëm, por që tani gjatë fundjavës së ardhshme do të fillojë të fryjë erë nga drejtimi jugor.
Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm si në vendet tjera të Maqedonisë.
Sa i përket temperaturave të ajrit, në mëngjes ato do të zbresin rreth, ose në shumë vende një gradë nën zero. Temperaturat maksimale ditore do të rriten nga 7 deri në 14 gradë, ndërsa në fund të javës së punës dhe fundjavën e ardhshme do të kalojnë 15 gradë në zonat më të ngrohta qendrore dhe juglindore. “, ka shkruar ai.







