I pasigurt është trajtimi i të riut Leonid Indov, i cili para dy javësh me helikopter u transferua në Klinikën e Vjenës për operacion, pasi zëvendës Avokati i Popullit Jovan Andonovski sot njoftoi se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore refuzoi kërkesën.
“TURP! Pasi përfaqësues të institucioneve shtetërore u mburruan se i riu Leonidi u transportua me helikopter të specializuar për kurim në Vjenë, pason një tronditje për të dhe familjen e tij. Leonidi tashmë prej disa javësh po i nënshtrohet trajtimit në Vjenë
Fondi i Shëndetësisë, përkundër mendimit konsullor se personi duhet të trajtohet jashtë vendit, merr vendim që refuzon kërkesën. Në të njëjtën kohë, në vendim nuk thuhet fare se cili institucion ofron shërbimin e nevojshëm, por vetëm se trajtimi është i mundur në Maqedoni. Shteti luan me jetën e njeriut. Kërkoj që FSSH-ja të rishqyrtojë vendimin”, njoftoi Avokati i Popullit në rrjetet sociale.
Meqë ra fjala, transporti i Leonidit për në Vjenë ishte i pari i këtij lloji në vend. Pajisja e medikopterit është donacion i Bashkimit Evropian dhe ekipi mjekësor i “8 Shtatorit” e ka shoqëruar 19-vjeçarin Leonid deri në klinikën në Austri.
Tetëmbëdhjetë vjeçari Leonid Indov ka pësuar një aksident të rëndë këtë verë që i ka shkaktuar një lëndim të rëndë të shtyllës kurrizore. Në tetor ai u transferua në Spitalin Klinik Zhan Mitrev , ku mori kujdesin më të mirë dhe pas 4 muajsh trajtimi i janë përmirësuar disa funksione, si të folurit dhe gëlltitja në mënyrë të pavarur, të cilat nuk kërkojnë më asistencën e makinerive. .
Për Leonidin mblidheshin fondet për muaj të tërë, sepse operacionet dhe trajtimi për këtë lloj lëndimi ishin shumë të shtrenjta. Ai u operua në një spital të Selanikut, ku u transferua menjëherë pas aksidentit. Që nga lëndimi, ai nuk mund të lëvizte krahët dhe këmbët. Leonid Indov është nxënës i shkollës së mesme matematiko-informative, ku ka zhvilluar talentin dhe aftësitë e tij në fushën e informatikës dhe kërkimit shkencor. Leo ka disa suksese ndërkombëtare dhe ka fituar vendin e parë në konkursin ndërkombëtar të NASA-s për zhvillimin e aplikacioneve./faktor.mk/përcjell TV KOHA








