Të tjera lajme

Arben Taravari : Platforma ime presidenciale do të ndërtohet pikërisht rreth forcimit të demokracisë konsensuale, në linjën e mendimit të Arbën Xhaferit

“Unë i kam hyrë kësaj gare me qëllime më të mëdha. Qëllimi im dhe i partnerëve është i dyfishtë:Synojmë që për herë të parë kandidati shiptar të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.Duam të hapim debatin e madh rreth vendit të presidentit në sistemin tonë politik.

Siç dihet, Maqedonia e Veriut është republikë parlamentare e jo republikë presidenciale apo gjysëm-presidenciale. Veç kësaj, i tërë sistemi ynë politik dhe kushtetues është i ndërtuar mbi modelin e demokracisë kosensuale midis dy kombësive më të mëdha, dhe kjo është sanksionuar me futjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutë.

 Andaj, platforma ime presidenciale do të ndërtohet pikërisht rreth forcimit të demokracisë konsensuale, në linjën e mendimit të Arbën Xhaferit. Unë dhe partnerët synojmë që hapja e ardhshme e kushtetutës të përfshijë tre elemente: 

 Futjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë

Heqjen e 20 përqindëshit që definon gjuhën shqipe

Zgjedhjen e presidentit ta bëjmë në Kuvend e jo më përmes zgjedhjeve

 Ky është një lajm i madh! Në këtë mënyrë, në të ardhmen, forcat politike që përfaqësojnë dy kombësitë më të mëdha do të vendosin bashkë në Kuvend për shpërndarjen e tre posteve më të larta shtetërore.

 Ftoj shiptarët dhe BDI-në, e cila akoma hamendësohet kë do ta kandidojë dhe e cila në të kaluarën ka mbështetur edhe kandidat maqedonas për president duke u thirrur në konsensualizëm që të mbështesë vizioni tim dhe kandidaturën time.

 Tash e kemi mundësinë që së bashku të forcojme demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese. Tash mund të sigurojmë njëri nga tre postet kryesore shtetërore automatizëm t’u takojë shiptarëve, si kombi i dytë shumicë në Maqedoni.”

Gjithë të mirat,

Kabineti i Dr Arben Taravarit

Të fundit