Gjendja e rënduar ekonomike si dhe ndikimi i rrjeteve sociale gjithnjë po shkatërron familjet. Problemet sociale sa shkojnë e rëndohen tek shoqëria jonë dhe kjo pastaj degjeneron në dhunë familjare.Kështu thotë profesori universitar Bashkim Selmani, I cili gjatë periudhës së kaluar ka realizuar një hulumtim me studentët e fakultetit juridik të Universitetit të Tetovës.“Tek 62 përqind e meshkujve është konstatuar se çdo fjali e fillojnë dhe e mbarojnë me sharrje dhe ofendime pr nuk respektohet kodeksi etik, ndërsa tek gjinia femërore ata edhe kur janë fajtore kërkojnë falje vetëm e vetëm të anashkohet një rrezik që ndodh brenda një familje”, thotë Bashkim Selmani profesor universitar.Ndërkaq, ende mbetet i vogël numri I denoncimeve të rasteve të dhunës në familje.“Fatkeqësisht mbi 63 përqind e të anketuarve nuk u besojnë institucioneve.Këtë e dëshmojmë edhe me të dhëna sepse nga 163 raste të dhunës në familje që janë denoncuar në rajonin e Pollogut, ku nuk ka asnjë shqiptim të dënimit për kryerësin e dhunës në familje dhe është shumë e dëmshme sepse ka raste kur edhe organet gjyqësore kanë vendosur në favor të dhunuesit”, deklaroi Selmani.Ndërkohë, sa i përket rrjeteve sociale, prindërit edhe pse u blejnë celularë fëmijëve rreth 20 përqind nuk I lejojnë t`I përdorin.“Këtu edhe lindin zënkat, ndërsa zënkat mes çifteve lindin pasi që gjithmonë gjinia femërore pretendon për të kontrolluar celularin për mesazhet që i vijnë burrit. Pra, edhe raportet bashkëshortore edhe raportet prind-fëmijë është shumë i rrezikuar”, nënvizoi ai.Në ndërkohë, ai ka përmendur edhe përdorimin e celularëve nëpër shkolla, ku ka theskuar se ka shumë raste kur nxënësit xhirojnë bashkëmoshatarët e tyre apo edhe profesorët dhe më pastaj vjen deri tek bullizimi. “Këtu kemi gjetur mbi 24 raste, të cilët akoma nuk janë denoncuar mirëpo akoma janë në rrezik e sipër.Edhe pse janë denoncuar tek organet përkatëse, këta të fundit nuk marrin masa. Prandaj edhe sipas ankestës sonë del se besueshmëria në institucione është shumë e vogël. Nga 138 anketues, ose 69 përqind nuk u besojnë insitucioneve.Këtë ata e kanë dëshmuar se edhe kur i kanë denoncuar rastet e dhunës nuk është ndërmarrë asgjë” sqaroi Bashkim Selmani profesor universitar.Kjo është theskuar gjatë një seance të improvizuar me studentët e fakultetit juridik që u mbajt në Universitetin e Tetovës, ndërsa tema e kësaj seanca ishte pikërisht dhuna në familje. TV KOHA